Korrupsioni në tenderin e uniformave të policisë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish drejtoreshën dhe 9 zyrtarët e tjerë

Korrupsioni në tenderin e uniformave të policisë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish drejtoreshën dhe 9 zyrtarët e tjerë

Uniforma e policisë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e dënimit për ish drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqellari dhe 9 zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme. Ata janë dënuar për shkeljen e barazisë në tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Përveç Naqellarit, me 1 vit burg që konvertohet me 20 muaj shërbim prove, u dënua dhe ish zyrtarja Flutura Çekrezi. Ndërsa kolegët e tyre u dënuan të gjithë me 10 muaj burg që edhe për ata konvertohet në shërbim prove.

Ndryshimi i vetëm që bëri Gjykata e Posaçme e Apelit është që tre ish- zyrtarët Anisa Bogdani, Ani Omuri dhe Gëzim Mingaj të vihen në provë për një periudhë kohe të barabartë me dyfishin e pjesës së mbetur pavuajtur të dënimit me burgim. Të gjithë të hetuarit janë përjashtuar nga cdo funksion publik për 5 vitet e ardhshme.

Edhe Apeli, ashtu si GJKKO provoi akuzën e SPAK për abuzim në tenderin për uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë. Hetimet zbuluan se tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?