Prokuroria e krimeve të rënda mbyll hetimet dhe dërgon në gjykim me tre akuza gjyqtarin e gjykatës së Tiranës Ibrahim Hoxha arrestuar më 2 Maj teksa në këmbim të një vendimi civil pronësie kërkoi 600 mijë lekë.
Së bashku me gjyqtarin Hoxha të pandehur kanë përfunduar dhe Dritan Jazexhiu, Novruz Gajda, Altin Malaj, Gerald Hoxha dhe Ledion Hoxha djali i gjyqtarit.
Nga hetimet rezultoi se paratë për të blerë vendimin u paguan nga Dritan Jazenxhiu i cili ishte personi që kishte një proces gjykimi me gjyqtarin Hoxha ndërsa pas negocimit me sekser paratë ju dorëzuan djalit të gjyqtarit Ledion Hoxhës.
Relatore e këtij procesi pranë krimeve të rënda do të jetë gjyqtarja Etleva Deda ndërsa më 14 shtator Ibrahim Hoxha do të njihet zyrtarisht me akuzën e Korrupsionit aktiv, Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve e funksionarëve të drejtësisë dhe veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com