Koshaj u shkarkua pasi s'njoftoi
për lejen që i dha Emiljano Shullazit

Koshaj u shkarkua pasi s'njoftoi<br />për lejen që i dha Emiljano Shullazit
TIRANE-Sërish 'furtunë' në Burgje nën akuzën e korrupsionit.

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka firmosur shkarkimin nga detyra të Petrit Koshaj, me detyrë Drejtor i Policisë së Burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se motivacion kanë qenë shkeljet e rënda që dyshohet se Koshaj ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës. Firma për shkarkim është hedhur nga ministri Vasili.

Ndërkohë, Petrit Koshaj dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, edhe duke transferuar të burgosur, kundrejt përfitimit të vlerave të konsiderueshme monetare. 

Por akuza, ka gjetur edhe një shkelje tjetër të Koshajt. Koshaj ka lejuar që Emiljano Shullazi të kurohej në një spital privat, pa njoftuar prokuroren e çështjes.

Koshaj e mbante këtë detyrë prej dhjetorit të vitit 2015, dhe u prezantua nga ministri i atëhershëm Ylli Manjani si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i cili është arrestuar.

Artur Zoto, pjesë e LSI akuzohet mbi skandalin me tenderat e ushqimeve që përfshiu institucionin që drejtonte. Ai u arrestua pas Iljaz Labit, zv/drejtori i Pergjithshemi Burgjeve.

Në total shkon ne 6 numri i të arrestuarve për tenderat e ushqimeve në burgje, pasi në Korrik te vitit te kaluar u  arrestuan edhe katër administratorët e kompanive që ishin përfshirë në tenderat fiktivë.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump