Kosovë, gjykata rikthen në
 burg bosin e drogës Kelmendi

Kosovë, gjykata rikthen në<br /> burg bosin e drogës Kelmendi
I akuzuar për vrasje të rëndë, krim të organizuar dhe trafikim me drogë, Naser Kelmendi i cili ishte në arrest shtëpie, tashmë është kthyer në paraburgim.
 
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova, Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari i cili tha se kolegji penal i Gjykatës së Apelit i ka caktuar Naser Kelmendit masën prej 2 muajsh paraburgim që llogaritet të jetë deri më 3 qershor.
 
Njoftimi i plotë
”Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, i përberë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë të EUELX-it dhe një gjyqtar vendor, ka aprovuar me 13.04.2017, ankesën e prokurorisë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 03.04.2017, në lëndën PAKR 375/2014.
 
Aktvendimi I Gjykatës Themelore është anuluar, ndërsa ndaj të pandehurit Naser Kelmendi, është urdhëruar masa e paraburgimit prej 2 muajve, deri me 03.06.2017.
 
Gjykata e Apelit ka gjetur se ekzistojnë shkaqe ligjore të parapara në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për caktimin e kësaj mase”.



dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë