Kosovë, Serbia do përfaqësimin
në KQZ të barabartë me kryetaren

PRISHTINE - Delegacionet e nivelit teknik nga Kosova dhe Serbia janë mbledhur në Bruksel për të biseduar disa çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 3 nëntorit.
 
Burime të gazetës “Tribuna” kanë shpjeguar se të dy delegacionet do të duhet të pajtohen për listën e votuesve nga Serbia si dhe të gjejnë formulën e përfaqësimit të serbëve, gjegjësisht Listës Serbe për Kosovën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
 
Sipas burimeve të gazetës, Beogradi nuk pranon përfaqësim në këtë komision të komunitetit serb vetëm me nga një anëtar, por do që niveli i përfaqësimit të jetë i barabartë me kryetaren e KQZ-së.
 
Beogradi kërkon që një gjykatës i komunitetit serb të jetë zëvendës i Dakës, ose që përfaqësuesi i listës serbe të jetë kryesues i takimeve kur të mungojë Daka, duke qenë kështu i dyti më i rëndësishëm në institucionin e zgjedhjeve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë

E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë