/ATSH-Gjergji Mima/ - Kandidati i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova zhvilloi sot një bashkëbisedim informal me artistët.
Takimin me artistët të kandidatit Kosova, e shoqëroi lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të një artisti të shquar, Met Begës. Kosova ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.
Kandidati i PD-së, Halim Kosova u shpreh se, "Kënaqësisë që unë pata sot dhe këtij informacioni shumë të vlefshëm, në fund iu bashkua një lajm shumë i hidhur, që shumë i nderuari Met Bega, paska humbur jetën dhe me këtë rast unë i shpreh familjes ngushëllimet më të thella. Jo vetëm sepse e kam pasur shumë mik, por sepse ka dhënë shumë për qytetin, ka dhënë shumë për artin. Ngushëlloj jo vetëm familjen, por të gjithë artistët të cilët kanë humbur një koleg, kanë humbur një mik, kanë humbur një shok. Për Metin dhe për shumë të tjerë që kanë ëndërruar diçka më mirë por që nuk i arritën, por që mendimet e tyre dhe eksperiencat e tyre janë të vlefshme, do te mobilizohemi edhe më shumë në të ardhmen për artin dhe artistët".
Kosova ka dëgjuar sygjerimet e artistëve se si qyteti mund t'i dedikojë më shumë hapësira, mundësi dhe resurse artit dhe artistëve.
Ndërsa aktorja Ema Andrea pas takimit theksoi se shpreson që çfarë u diskutua, çfarë u propozua, nga artistët e lirë, të jetë e mundur të realizohet. "Në formë shumë të sinqertë ishte një nga ato takime të sinqerta dhe pa premtime boshe e me fjalë të cilat e dimë që nuk do të bëhen realitet. Folëm sinqerisht për problemet tona se si mundet arti dhe kultura e të gjitha zhanreve të jenë më produktive edhe në të mirë të kryeqytetit", tha Andrea.
Lidhur me problematikat që arti has sot, Andrea theksoi se, "problemet e artit sot janë problemi i centralizimit, folëm për artin në periferi, folëm për artin në edukim, për mundësitë e të qenit autonom, jo vetëm të institucioneve por edhe të artistëve të lirë. Besoj se i keni ndierë se këto janë shqetësimet në përgjithësi të artit sot që zhvillohet në institucione të mbyllura ose në pak institucione, ka pak mundësira dhe mundësitë që do të krijojë bashkia. Ne propozuam dhe dëgjuam njëri-tjetrin që të mund të krijohen lehtësira për krijimtari për artistët, aq sa të mundet një institucion të na i krijojë. Besoj diskutuam dhe më vjen mirë që folëm".
f.n/
/Shqiptarja.com