/ATSH/.- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Miniane, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovën dhe Frank Lakwijk, përfaqësues rezident i FMN-së në Kosovë.

Përfaqësuesit e FMN-së u interesuan për zbatimin e projekteve me interes kapital për vendin, përfshirë projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, projektin e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike si dhe projektet e infrastrukturës rrugore.

Ministrja Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me aktivitetet e MTI-së si dhe progresin e deritanishëm në zbatimin e projekteve zhvillimore në vend.
Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.