/ATSH-B.Jashari/.- Kosova dhe Komisioni Evropian diskutuan sot në Prishtinë për progresin në fushën e tregtisë, industrisë, doganave dhe tatimeve.
Temat kryesore që u diskutuan në takimin për Dialogun për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA) ishin tregtia, industria, politika e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM), doganat, tatimet dhe lëvizja e lirë e mallrave. Në takim u vlerësuan zhvillimet kryesore në këto fusha, të cilat zënë vend të dukshëm në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Programin për Reformën Ekonomike, bëri të ditur sot Zyra e BE-së në Kosovë.
Në mesin e çështjeve të diskutuara gjatë takimit ishin integrimi i tregtisë së Kosovës, bilanci i tregtisë Kosovë - BE dhe planet për qasje në OBT. Përveç kësaj, Kosova prezantoi gjendjen aktuale në negocimin e shërbimeve në kuadër të CEFTA-s dhe Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Turqinë.
Në fushën e doganave dhe tatimeve janë diskutuar kapacitetet administrative dhe performanca e të dyja autoriteteve. Pas progresit të rëndësishëm të bërë vitin e kaluar në zgjidhjen e rasteve të pazgjidhura në kuadër të Bordit të Pavarur për Shqyrtim, është vërejtur një akumulim i rasteve të pazgjidhura në divizionet fiskale të gjykatave themelore. Luftimi më i fuqishëm kundër ekonomisë jo formale është identifikuar si çelësi për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Komisioni Evropian ka inkurajuar Kosovën në miratimin e kornizës së nevojshme ligjore që do të marrë parasysh zhdukjen e derivateve të naftës pas importimit të tyre.
Sa i përket sektorit të Industrisë dhe zhvillimit të NVM, janë diskutuar përgatitjet për Indeksin e ardhshëm të Politikave të NVM-ve 2015/2016 në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Përveç kësaj, Kosova i ka prezantuar edhe aktivitetet dhe prioritetet në fushën e përmirësimit të qasjes në financa dhe heqjen e ngarkesave administrative ndaj bizneseve. U diskutua edhe gjendja aktuale në zbatimin e strategjisë për zhvillimin e sektorit privat.
Në kuadër të lëvizjes së lirë të mallrave është identifikuar progresi i arritur dhe veprimet përcjellëse në fushat e standardizimit, vlerësimit të konformitetit, akreditimit, metrologjisë dhe mbikëqyrjes së tregut.
Takimet e Dialogut për PSA, përfundimet e të cilave hyjnë në Raportin e ardhshëm të Progresit, organizohen së bashku me Ministrinë e Integrimit Evropian.
Dialogu për PSA është një kornizë në kuadër të së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe të politikave në lidhje me axhendën Evropiane. Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell përmbushjen e reformave nga Kosova dhe identifikon mënyrat se si mund të ndihmojë BE-ja në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut për PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Secili takim rezulton në veprime pasuese të dakorduara bashkërisht që duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.
/Shqiptarja.com