"Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sportit", theksuan sot pas takimit zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Gjatë takimit ministrat Shala dhe Nikolla diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sportit, përmes shkëmbimit të përvojave të ndërsjella dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në këtë fushë.
Ministri Shala e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sportit, duke theksuar edhe faktin se shumë sportistë kosovarë marrin pjesë në ngjarje të ndryshme sportive ndërkombëtare nën emrin e Shqipërisë.
Ministri Shala gjithashtu e informoi ministren Nikolla për mbështetjen që jep MKRS-ja për fushën e sportit, përmes investimeve në infrastrukturë, përkrahjen e federatave dhe organizimeve të ndryshme sportive. Ai u shpreh se është i gatshëm që Kosova e Shqipëria ta thellojnë bashkëpunimin dhe të ndajnë përvoja të përbashkëta me qëllim të perparimit të sportit.
Ministrja Nikolla e informoi ministrin Shala se është duke punuar në masivizimin e sportit në Shqipëri me qëllim edhe të edukimit të të rinjve. Ajo e çmoi bashkëpunimin që Shqipëria e Kosova kanë mes tyre dhe u shpreh është e rëndësishme dhe me interes që dy vendet të kenë projekte konkrete të përbashkëta edhe në fushën e sportit, duke theksuar shkëmbimin e përvojave, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe prezantimit sa më garues ndërkombëtar. /atsh/
/Shqiptarja.com