Kosova drejt konkurrimit për çmimin OSCAR

Qendra Kinematografike e Kosovës ftoi sot të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për çmimin për filmin më të mirë të huaj OSCAR, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit.

Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova, që janë shfaqur për shtatë ditë rresht në kinematë kosovare duke filluar nga data 1 tetor 2013 deri në 30 shtator 2014 dhe që i plotësojnë kushtet tjera të vëna nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences.

Në muajin korrik Academy of Motion Picture Arts and Sciences, që ndanë çmimet OSCAR, e ka njoftuar Qendrën Kinematografike të Kosovës se nga ky vit ka të drejtë të propozojë një film për çmimin në kategorinë e filmit të huaj. Ky njoftim erdhi pas aplikimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës këtë vit dhe pas përmbushjes së kritereve të akademisë dhe lobimit ndërkombëtar.

Kosova, sikur edhe shtetet e tjera, ka të drejtë të nominojë vetëm një film. Nominimin do t'a bëjë një grup prej 7 selektorësh kosovarë, të cilët do të konfirmohen nga Qendra Kinematografike e Kosovës./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve