Kosova ende në rrezik nga minat
PRISHTINË, 4 Prill/ATSH/.- Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave. OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë. Ndërkohë, edhe në Kosovë mbetet një hapësirë e madhe e pa pastruar nga minat. Kombet […]
/ATSH/.- Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave. OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë. Ndërkohë, edhe në Kosovë mbetet një hapësirë e madhe e pa pastruar nga minat.
Kombet e Bashkuara thonë se vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxha, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina.
Kompania e Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, para disa ditësh ka filluar operacionet për deminim humanitar dhe pastrim të fushëbetejave në tri lokacione të ndryshme, ku është paraparë fillimi ose edhe vazhdimi i punës për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave.
Sipas një njoftimi nga Ministria e FSK-së, kompania e Deminimit, sipas planit operacional ka filluar punën dhe aktivitetet me tri ekipe në terren, në tri lokacione: në Zagerm të komunës së Pejës dhe në Ferizaj, do të kryhet pastrimi i fushëbetejave(BAC), ndërsa në Seqishtë të komunës së Hanit të Elezit do të kryhen operacionet e deminimit humanitar.
"Kompania e deminimit gjatë sezonit dimëror, atëherë kur kushtet atmosferike nuk lejojnë operacionet në terren, vazhdimisht, për çdo vit angazhohet në fushatë ndërgjësimi për rrezikun nga minat dhe mjetet e tjera eksplozive të pashpërthyera. Kështu pjesëtarët e Kompanisë së deminimit, kanë mbajtur ligjërata në shumë prej shkollave fillore në disa komuna; Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, ku i kanë njoftuar nxënësit mbi rrezikun nga mjetet eksplozive të shpërthyera si dhe i kanë udhëzuar për proceduarat që duhet ndjekur në rastet se i hasin ato", thuhet në komunikatë.
Vlen të theksohet se gjatë vitit 2014, kompania e Deminimit me operacione të suksesshme në deminim humanitar dhe pastrim të fushëbetejave ka pastruar 375,324 metra katrorë sipërfaqe, dhe ka demoluar 569 mjete shpërthyese të pashpërthyera.
Ndërsa, ekipet për eliminimin e mjeteve të pashpërthyera në kuadër të kompanisë së Deminimit të cilat kujdestarojnë 24 orë gjatë 7 ditëve të javës, në Prizren dhe Pomozotin ka pranuar brenda vitit 2014, 360 thirrje për nderhyrje, si dhe kanë asgjesuar 449 mjete eksplozive të pashpërthyera. /KosovaPress/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5195
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17