Kosova hedh poshtë kërkesat e presidentit Vuçiç, Kurti: Pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja! Osmani: S’kanë asnjë rëndësi për ne

Kosova hedh poshtë kërkesat e presidentit Vuçiç, Kurti: Pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja! Osmani: S’kanë asnjë rëndësi për ne

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kanë hedhur poshtë kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Presidenti Vuçiç bëri thirrje për riintegrimin e serbëve nga veriu në institucionet e Kosovës, duke kërkuar, ndër të tjera, shpallje të zgjedhjeve të reja lokale në veri, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.

I pyetur ditën e sotme në Prishtinë rreth kërkesave të presidentit serb, Kurti tha se ato nxisin konflikte të reja mes dy vendeve.  

“Kërkesat e tij, masat e tij, bëhen nga një dëshpërimi dhe paraqesin joracionalitet dhe nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë. Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë... dorëzimi në autoritetet kosovare i Millan Radoiçiqit, është nënshkrimi i Marrëveshjes (për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve) dhe është gjithashtu tërheqja e letrës së ish-kryeministres (serbe Ana Bërnabiq), e cila tha që nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.

Ndërsa, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u shpreh se kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës s’kanë asnjë rëndësi për vendin.

Sipas saj, në asnjë moment president serb nuk është i interesuar që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës. Megjithatë, Osmani tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në lidhje me të gjithë qytetarët serb në Kosovë.

“Kur Vuçiqi flet për rithikimin e tyre (serbëve në institucione), ai i prezanton ato vetëm si fjalë e retorikë për ta hequr vëmendjen e botës demokratike nga ajo që po ngjan në të vërtetë që janë përpjekjet e tij, qeverisë së tij, ushtrisë së tij, në trajnimin e vazhdueshëm të forcave paramilitare, të cilat kanë qëllim vetëm dhunën. Ky (mosbesimi ndaj deklaratave të Vuçiqit) nuk do të thotë që ne si institucione të Kosovës të mos punojmë afër me të gjithë qytetarët tanë të nacionalitetit serb, në mënyrë që, në përputhje me procedurat e ligjshme ata të jenë prezent në të gjitha institucionet e Kosovës”, tha Osmani gjatë një takimi në Prishtinë ditën e sotme. 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool përmbys 1-3 Milanin, Juventus e nis me tri pikë! Bayern Munich ia bën 9-2 D. Zagrebit, Real sukses me vuajtje në Madrid

Champions League/ Liverpool përmbys 1-3 Milanin, Juventus e nis me tri pikë! Bayern Munich ia bën 9-2 D. Zagrebit, Real sukses me vuajtje në Madrid