Kosova humbet me rezultat
Të thellë ndaj Kroacisë 0-6

Kosova humbet me rezultat<br />Të thellë ndaj Kroacisë 0-6
Kosova u shpartallua nga Kroacia duke pësuar 6 gola në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër.
 
Kroacia dominoi ndeshjen në të gjitha aspektet përveç tifozerisë, që kishte mbushur stadiumin plot në mbështetje të Kosovës.
 
Golat u shënuan 3 në pjesën e parë nga Manzukic dhe tre në pjesën e dytë nga Mitrovis, Perisic dhe Kalinic duke mos e vendosur në diskutim fitoren.
 
Kroacia është favorite për të kaluar grupin, ndërsa Kosova duhet të kënaqet me atë që ka arritur deri tani, pasi pas 2 ndeshjeve të para ka një pikë dhe po krijon një grup shumë të mirë.
 
Në stadium për të ndjekur ndeshjen ishin personalitete nga Kosova dhe Shqipëria, mes tyre Presidenti i Kosovës, Thaçi me kryeministrin Mustafa dhe kryeministri Rama. 

Zhvillimet minutë pas minute nga ndeshja Kosovë-Kroaci në Shkodër

kroaci kosove

(Foto : EPA / ARMANDO BABANI)
kroaci kosove
(Foto : EPA / ARMANDO BABANI)
kroaci kosove
(Foto : EPA / ARMANDO BABANI)
kroaci kosove
(Foto : EPA / ARMANDO BABANI)
kroaci kosove
(Foto : EPA / ARMANDO BABANI)

kosove
(Foto : EPA / ARMANDO BABANI)
kosove

(Foto : EPA / ARMANDO BABANI)

3 golat e shënuar nga Mario Mandzukic përballë Kosovës.


(Golat e ndeshjes  Kosovë - Kroaci)


20:00 Formacioni i Kosovës
Ujkani, Përdedaj, Pnishi, Pepa, Paqarada, Berisha, Kryeziu, Rashica, Zeneli, Berisha, Celina. Tr: Bunjaku.

kosove kroaci
kosove kroaci
kroaci kosove

19:15 Tifozët nisin hyrjen në stadium, festë në Shkodër


 
19:12 Kadri Veseli vërshëllehet nga tifozët në Shkodër
Sonte në Shkodër për të ndjekur ndeshjen është i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është shoqëruar nga kryebashkiakja Voltana Ademi.
 
Gjatë lëvizjes në pedonalen e qytetit të Shkodrës, Veseli është vërshëllyer nga tifozët.



17:45 Kosovarët dhe kroatët këngë, valle dhe thirrje: Vrite serbin!
Edhe pse shpesh herë dy tifozeritë kundërshtare urrehen mes tyre, një gjë ë tillë nuk ndodh sonte në Shkodër, pasi kroatët dhe kosovarët kanë një të përbashkët, urrejtjen për Serbinë.
 
Dy tifozeritë para ndeshjes janë duke festuar së bashku me këngë e valle, ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet ‘Vrite, vrite serbin’.



17:40 E pazakontë, serbët bëjnë tifo për Kosovën
Në jnë sondazh të realizuar nga “Telegraf.rs” serbët kanë votuar 44.82% për Kosovën, ndërsa 22.83 për kroatët.

 Gashi
17:35 Gashi uron Shqipërinë dhe Kosovën
Sulmuesi i ekipit kombëtar edhe pse nuk është ftuar nga De Biasi, përmes një statusi u ka uruar fat dy ekipeve.
 Gashi

17:30 Thaçi: Po ecim më shpejt me sportin se politikën
Presidenti Thaçi në një interviste për CNN është shprehur se “Në sport ne jemi duke ecur shumë shpejt pozitivisht, më shpejt se në politikë”.

17:28 Për inat të serbëve, kosovarë e kroatë bashkë
Dy tifozeritë kanë festuar së bashku në rrugët e qytetit të Shkodrës. Kroatët kanë vendosur qeleshe të bardha dhe për disa momente u kanë rënë edhe çiftelive.

Kosovë
tifozet kosovare dhe kroat bashke

17:25 Ndizet atmosfera në Shkodër
Mijëra tifozë nga Kosova dhe nga Kroacia kanë mbërritur në Shkodër për të ndjekur në mbrëmje ndeshjen për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Rusisë 2018.

kosove kroaci



17:15 Tifozët nga Kosova: Besojmë te fitoja përballë Kroacisë
Tifozët e ardhur nga Kosova kanë qenë të shumtë, ndërsa stadiumi i Shkodrës sonte pritet që të jetë plot në mbështetje të ekipit përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)