TIRANE - Fushata politike e zgjedhjeve të 21 qershorit duket se do të jetë mjaft interesante. I pari që e ka nisur këtë është Halim Kosova i cili në fushatë duket se do të jetë kritik ndaj shefit të tij politik.
Pas shfaqjes së parë pas prezantimit krah Kosovës, kreu aktual i Bashkisë së Tiranës u kritikua për premtimet e pambajtura, këtë herë është akuzuar për punë me cilësi të dobët.
Kosova i pyetur për vijëzimin e rrugëve, ku është vënë re se vijat e bardha për këmbësorët “zhduken” vetëm pak ditë pas lyerjes së tyre, tha se kjo ndodh për shkak të cilësisë së dobët të bojës dhe akuzoi për korrupsion.
“Nuk më pëlqen që vizat pas 4-5 ditësh të zhduken. Kjo tregon se ka vënë dorë në cilësinë e bojës. Ju siguroj se edhe boja do të ketë të njëjtat parametra që kërkon rruga. Diçka që e ke bërë me të lirë sot, pas ca vitesh do ta bësh prapë.
Prandaj edhe njerëzit kanë ankesa për sistemin shëndetësor sepse janë shpërndarë ilaçet pa pikë efekti. Ti mburresh që ke sjellë ilaçe të mira, por më mirë këto ilaçe mos i jep. Ka rast më të rëndë se sa të kurohesh për kancer dhe pastaj të dalë që s’të kanë futur fare ilaç? Këto punë i kam vetë merak dhe ikja e bojës s’ka për të ndodhur më”, - u shpreh Kosova.
Ashtu si dhe në dëgjesat e mëparshme me banorët e kryeqytetit Kosova ka kërkuar votën me premtimin se do të jetë një menaxher i mirë për bashkinë më të madhe në vend dhe do të jetë më pranë qytetarëve.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO