Kosova me Albinin e Vjosën, Shqipëria me Saliun e Ilirin

Kosova me Albinin e Vjosën, Shqipëria me Saliun e Ilirin

Për ne që jetojmë këtej kufirit shtetëror që ndan dy shtete shqiptare, mëngjesin e 15 shkurtit, teksa lexojmë rezultatet e zgjedheve kosovare, shija dhe përshtypja bazë është ajo e një vetëdorëzimi pa kushte. Një vetëdorëzimi që ka nisur të maiset shumë vite më parë, kur kemi krijuar iluzionin se jetojmë në një shoqëri demokratike, me rregulla loje, ligj dhe zgjedhje.

Ja pra që Kosova më e vogël dhe më e traumatizuar se ne, arrin të në japë në mënyrë të përsëritur leksione demokracie. Ne, shtetit amë 109 vjeçar! Një shteti që prej 30 vjetësh kujton se është qendra e botës, që jeton në një egocentrizëm mesjetar, naiv dhe qesharak, duke ndërtuar historinë e tij meskine të sherreve, krizave dhe luftës së gjelave që ngrefosen shesheve të Tiranës me shishe benzine në dorë. Gati për të djegur shtetin, sa herë t’u bjerë rruga.

Ndërkohë Kosova voton. Një herë, dy herë, tre apo katër herë. Shkon në zgjedhje sa herë që bien shumicat parlamentare, sa herë që partitë nuk merren vesh mes tyre. Nuk djeg mandate, nuk i ve flakën godinës së qeverisë. Shkon e voton! Bën gjënë e duhur!

Ka pasur shumë debate këto javë rreth asaj që do të sjellë në politikën kosovare dyshja Kurti-Osmani. Është normale që qëndrimet e tyre, vizioni i tyre për politikën e brendshme, qëndrimin ndaj Serbisë, marrëdhëdhëniet me Tiranën, pozicionin ndaj luftës, korrupsionit e gjyqeve patriotike – të jenë të gjitha objekt debatesh e dilemash. Do ketë kohë për të folur e gjerë e gjatë për to, kur qeverisja e re të fillojë të heqë petët e programit të saj.

E megjithatë, në fund të këtyre zgjedhjeve dimërore që Kosova mbajti, kryelajmi, kryefjala dhe kryetema që ka prodhuar Prishtina politike, është ajo e ndryshimit që vjen përmes votës. Ky është hapi i madh i normalitetit, mesazhi i fortë i stabilitetit demokratik që sjell populli i Kosovës në eterin e popujve.

Një mesazh që bëhet gjithnjë e më i fortë, nëse pasqyrës kosovare, i vendosim përballë pasqyrën plot gunga të shtetit tjetër shqiptar. Në këtë anë të kufirit, një radhë xhaketash të kthyera nga dy-tre herë, që s’ka ku i kafshon më aq qeni më i lodhur i lagjes, bëhen gati të hyjnë me dy gishtat e fitores në skenë.

Lista ka emra, ka karriera, ka edhe shkallë konsumi të personalizuar. Shikoni dhe mbani shënim, pasi janë shifra shumë të thjeshta. Dy partitë që sfidojnë sot qeverinë aktuale, kanë të dyja në krye të vendit, dy politikanë që së bashku kanë 60 vjet karrierë politike. Më shumë se Enver Hoxha ditën që vdiq. Sali Berisha dhe Ilir Meta i kanë imponuar PD-LSI, pra opozitës së bashkuar, siç e quajnë vetë, kartelat e tyre të lashta të aktivitetit politik. Janë ulur këmbëkryq, njëri nga Presidenca e tjetri nga Facebook-u, duke sfiduar statute e rregulla loje, në funksion të një fushate elektorale ku vetë ata thonë se në 25 prill duhet votuar “për ndryshimin”!

Përballë kanë një parti e cila nga tetë vitet e pushtetit ngjan realisht e konsumuar dhe e lodhur, por që kryetarin historik të saj e ka prej vitit 2005 në pension të vërtetë. Në fakt ajo që i konsiderohet Edi Ramës si e metë, ka qenë jo sepse s’e ka shndërruar e përmbysur PS e djeshme, por sepse e ka ndryshuar më shumë seç duhet. Edhe armiqtë më të mëdhenj të PS, kritikën kryesore sot kanë që socialistët u shndërruan në rilindas e nuk njihen më çfarë janë!

Po djathtas dhe në qendër?! Aty ku “banojnë” Sali Berisha dhe Ilir Meta?! Aty s’ka nevojë për ndryshim, sepse dy mumjet më të lashta politike të tranzicionit shqiptar kanë vendosur të vijojnë të mbeten në lojë edhe për shumë kohë. Berisha theu të gjitha kriteret e Komisionit Nishani, duke vendosur vetë kandidimin “ku të ketë dëshirë”, siç u shpreh Lulzim Basha. Kurse Ilir Meta, i ulur në poltronin e Presidentit, flirton përditë me mend, me nga një post eventual ministri në qeverinë e re, përfshirë atë të ministit të brendshëm!

Kjo pamundësi totale e klasës politike shqiptare për të ndryshuar, stonon klithshëm sot, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë. Sepse kosovarët çuan për “skrap” me votë brezin që kishte bërë luftën, kurse ne nuk çojmë dot në pension as zullumqarin që bëri vitin e mbrapshtë ’97! Kjo është diferenca e madhe, që sot na nxjerr të turpëruar me Kosovën. Të tjerat janë vetëm pjesërisht të rëndësishme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 16/02/2021 21:43

    Goxha mendjeholle ky hanalisti. Tani ate qe beri 97 sikur ne pension eshte. Ti do alternativa te tipit Kurti ne Shqiperi? Po ja kishim Veliajn qe sapo niso te pelliste, me nje dore para e pushtet e bleu Rama. E te tjere e te tjere. Eshte bere si puna Facebook, sapo dell nje gje e re, fap e ble. Ska lene rob pa blere nga PD E LSI. E ja do qeverise edhe per 4 vjet, po pastaj ne cPS do veje? Po mbase Albini do vije edhe ne Shqiperi e do votojme per te.

    Përgjigju
  • Ish PD-isti 2006: 16/02/2021 01:05

    Qe prej themelimit te PD familjarishtë kemi qënē me PDnë... Madje edhe në kohët me te veshtira te sajë... Mirepo PD nuk kishte idealin qe pasuesit kishin... Me të atdhur në pushtet në 2005, rrënoj kedo qe i doli para... Demikrate dhe pseudo demokratë te errur per pushtet per para per karier... per te vjedhur rënçëm! Si PDist, bisnesi familiare me falimentoj, bashkëshorten e hoqen nga puna se pati shkurtime stafi... Me pak fjalë... familia u perballë me falimentimin... Vajza ime me nota te shkelqyera, deshi të vazhdonte Masterin Shkencor ne Infermieri, u perball me KORRUPSIO IN GALOPANT... Ku, dekani i asaj kohe Dr. Petrit Bara donte 2 mijë euro per ta pranuar në MSc. KU, Ministri i arsimit Myqeram Tafaj edhe pse ja thash hapur se dekani dinte 2 mij euro... nuk veproj per padrejtesin dhe korrupsionin e hapur... Ku Rektori i UT, Dhori Kule, Kauri, edhe pse i vajta me njohje, nuk mori as ai si Ministri masa ndaj Dekanit Petrit Bara... Pas ketyre takimesh... perfshiva edhe deputetet demokrat te zones... me oak fjalë: morëm borxh dhe paguam 2 mij euro Petrit Baren për të hyre vajza në master infermieri... Ça të themi... Rrjeti i korrupsionit që rrenoj çdo demokrat te vertetë! U DETYRUAM NGA KOMISIONER I PD-SÊ TE BEHESHIM FAMILIARISHTTË ME LSI-në... QË TË MBIJETONIM ME NJË PUNËSIM... KU DEMOKRATËT NA HOQËN DHE KOMUNISTËT E LSIsë na dhanë një cop bukë... As Rama nuk e meriton vendin! ALBIN KURTI PËR SHQIPERINË

    Përgjigju
  • Ish- PD-isti 2006: 16/02/2021 01:02

  • Xhimi: 15/02/2021 22:55

    Z. Minxhozi, kam respekt per objektivitetin e opinonenve te tua. Por te ky aktuali opnioni juaj mendoj qe eshte pak preferencial.Te dy liderat te pozites dhe opozites jane in bllok kunder figurave progresiste te formatit Kurti apo Ciprias.

    Përgjigju
  • Mixha: 15/02/2021 19:41

    Fiks e ke thene, jemi me mire me Beqen, ahmetaj, gjiknuri, rroshi frroku mrroku etj hajna e kriminela

    Përgjigju
  • Vicidoli: 15/02/2021 18:36

    Rrnofte Fkamur Noka e ardhmw e Shqipnis... Ramen per Skrap

    Përgjigju
  • Rairsoni: 15/02/2021 18:13

    Sali BiBerishovici e tha mirë Fatos Nano,që ka qënë Fatkeqësisht një Kafshë e Dhunëshme,jo vetëm një Mediokër Inatçor i Zi!Thëngjilli i fjetur i UDB së

    Përgjigju
  • fatos: 15/02/2021 18:09

    ke harruar edhe Gramoz Rucin

    Përgjigju
  • Beni: 15/02/2021 17:08

    Po ramen ku e le more shoku minxhoz, apo per tu rama eshtye i ri ne politike, edhe pse ka 23 vite qe eshte ne krye te politikes, apo se ty te ecen muhabeti me ramen dhe do doje ta kishe edhe ca vite, me be noj lek me shume. saliu ka mbaru pune, e ka lene trashegimtarin e tij, por rama kujt do ja leje trashegim ps, taulanti, apo hysenit. e dime qe je i njehashem, por ku ben nje analize te pakten tregohu pak me i paanshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?

×

Lajmi i fundit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit