Kosova do të jetë organizatorja e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, "Western Balkans' 6", ku do të diskutohen projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.
Sipas KosovaPress, kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit.
Konferenca "Western Balkans' 6" do t'i zhvillojë punimet më 25 mars 2015, në "Swiss Diamond Hotel", në Prishtinë.
Në mesin e pjesëmarrësve në konferencë do të jenë ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës të vendeve të rajonit si dhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropian dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Han, dhe komisionerja evropiane për transport, Violeta Bulc (përmes një video-mesazhi)./atsh/
/Shqiptarja.com