Presidentja kosovare Atifete Jahjaga tha se arrestimet e fundit janë ndërmarrë për shkak të rrezikut që nuk i kanosej vetëm Kosovës. Ajo ka hedhur poshtë zërat se ka pasur presion ndërkombëtar, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mbështesin një ideologji që është kundër idealeve, mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. “Është fjala për individë që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë Jahjaga.
“Qytetarët e Kosovës të dënojnë një veprimtari dhe orientim të tillë që bie ndesh me vlerat dhe idealet, mbi të cilat e ndërtuam shtetin tonë”, u shpreh presidentja.
/Shqiptarja.com
“Qytetarët e Kosovës të dënojnë një veprimtari dhe orientim të tillë që bie ndesh me vlerat dhe idealet, mbi të cilat e ndërtuam shtetin tonë”, u shpreh presidentja.











