Kosova vazhdon të jetë në pritjen e gjatë për krijimin e institucioneve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të para më shumë se katër muajve, në 8 qershor.
Seanca konstituive e Kuvendit e nisur dhe ndërprerë në 17 korrik, kur pati një zgjedhje të kryeparlamentarit nga koalicioni paszgjedhor, por u anulua nga Gjykata Kushtetuese, e vazhduar në 18 shtator e përsëri e ndërprerë pasi kandidati i koalicionit parazgjedhor nuk fitoi numrin e duhur të votave për t'u zgjedhur, u thirr për vazhdim në 2 tetor me axhendë për të tretën herë zgjedhjen e Kryetarit e nënkryetarëve, por u shty dhe ende pritet caktimi i një date zyrtare për të rivazhduar.
Në këto zhvillime, Presidentja e Republikës pritet të ftojë përsëri në takime liderët e partive politike parlamentare, në një raund të tetë, në përpjekjet e saj për gjetjen e një zgjidhje në situatën kur koalicioni parazgjedhor, fitues i zgjedhjeve, ka të drejtën për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka numrin e mjaftueshëm të votave, ndërsa koalicioni paszgjedhor ka votat dhe kërkon të drejtën për të zgjedhur "në përputhje me vullnetin e shumicës parlamentare".
Pritet e pritet zgjidhja, por liderët e koalicionit paszgjedhor vazhdimisht janë deklaruar dhe përsëri deklarohen edhe sot se nuk do takohen për ndonjë marrëveshje koalicioni të ri me koalicionin parazgjedhor të PDK-së, që ka 37 deputetë, sepse kanë koalicionin LDK me 30 -AAK me 11-Nisma me 6 dhe marrëveshjen e parimeve me VV-në me 16, gjithsej 63 deputetë.
Ditën e djeshme 17 nga 20 deputetët e komuniteteve pakicë i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Presidenes së Republikës që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese sqarim në pikën 127 të Aktgjykimit të saj, ku thuhet se, "është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët të Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante të Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional".
Kjo pikë, sipas interpretiemeve të koalicionit paszgjedhor, u mundëson atyre zgjedhjen nëse nuk arrin t'i sigurojë votat kandidati i koalicionit parazgjedhor, por megjithatë kërkohet dhe pritet sqarimi i Kushtetueses, për të shmangur rishkeljen eventuale të Kushtetutes së shtetit të Kosovës në procesin e zgjedhjes së Kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në këtë pritje të gjatë, shtypi i sotëm kosovar në kryetituj thekson: "Pika 127 karta e fundit"...Por, duhet ende të pritet: A do dërgohet në Kushtetuese nga Presidentja e Republikës, e edhe nëse dërgohet a do japë fare sqarime dhe çfarë do jenë sqarimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Sias njohësve të zhvillimeve në Kosovë, kriza politike dhe institucionale gjithnjë e më shumë po thellohet dhe në rast se Presidentja vendos ta dërgojë në Kushtetuese pikën 127 të Aktgjykimit të saj, atëherë procesi do të zgjatet edhe për një kohë të gjatë dhe pritjeve për institucione të reja nuk do u dihet fundi, pasi edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme janë një opsion i fundit dhe i pritshëm.
Në Kosovë, zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014, të vlerësuara ndërkombëtarisht një hap përpara në konsolidimin e demokracisë, ishin të pestat në liri, të dytat në pavarësi.
Në Kosovën e lirë nga qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 nëntor 2001.
Legjislatura e Tretë ishte ajo që ka hyrë në histori me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, të njohur deri tash nga 108 shtete anëtare të OKB-së.
ATSH
/Shqiptarja.com