Kosova pranohet në UEFA-FIFA më
2016 Kombëtarja rrezik shpërbërje

Kosova pranohet në UEFA-FIFA më<br />2016 Kombëtarja rrezik shpërbërje
Lobimi, përpjekjet, sakrifica dhe besimi i drejtuesve kosovarë më në fund shpërblehet me një lajm të mirë pas një kalvari refuzimesh, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që të pranojë kërkesën e Kosovës. Por, për vendimin final duhet të pritet Kongresi i UEFA-s, i cili do ta shqyrtojë pranimin e Kosovës pa qenë anëtare e OKB-së më 23 mars 2016 në Budapest.

Sipas praktikës juridike duhen siguruar 2/3 e votave, që do të thotë se Kosovës i duhen 36 nga 54 votat në total. Praktikisht Kosova është e pranuar, pasi deri tani e kanë njohur 37 vende në Europë.
Nëse Kosova do të pranohet nga UEFA atëherë do të marrë pjesë në eliminatoret e kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Rusi.

Fadil Vokrri
Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit pas pranimit të kërkesës u shpreh i lumtur duke i dhënë një meritë të vecantë presidentit të UEFA-s, Platini, që sipas Fadil Vokrrit ka qenë pro Kosovës. “Kjo është një fitore e vogël, që shpie drejt një fitoreje të madhe.

Mendoj se është një hap i rëndësishëm, pasi që tani nuk varet pranimi nga neni i OKB-së. Mendoj se së pari ndikoi vullneti i mirë i vetë presidentit Platini, por edhe Duka me Shuker”, tha ai, duke i dhënë merita edhe presidentit të federatës së Kroacisë, Davor Shuker.

Serbët    
Presidenti i FFS, Karaxhic, por edhe mediat serbe nuk e kanë pritur mirë lajmin për Kosovën. UEFA i tha Kosovës: Prit. Kosova duhet të presë edhe gjashtë muaj, deri në Kongresin e rregullt, që mbahet në mars 2016 në Budapest”, ka shkruar ‘vesti-online’.

Eksodi
Nëse Kosova pranohet në UEFA rrezikohet që të shpërbehet Kombëtarja Shqiptare, pasi shqiptarët nga Kosova përbëjnë boshtin e ekipit kuqezi. Aktualisht lojtarët me origjinë nga Kosova që luajnë për Shqipërinë janë 17

“Etrit Berisha, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Herolind Shala, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Debatik Curri, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen Basha, Vullnet Basha, Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Valdet Rama, Alban Meha, Amir Rrahmani e Shkëlzen Gashi.

Pa llogaritur ata që janë pjesë e kombëtareve të moshave. Më parë kapiteni Cana nuk e ka mirëpritur vendimin për dy kombëtare duke theksuar se një komb duhet të ketë vetëm një kombëtare.

Mediat
Reuters pas vendimi të KE shkruan se "Kosova do të bëhet anëtare e 55 e UEFA-s në mars të vitit të ardhshëm. Nëse aprovohet një gjë e tillë që edhe pritet të ndodhë, Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota e FIFA-s në kongresin vjetor që mbahet vitin e ardhshëm në maj në Mexico City".


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu