Kosova sfidon Bashën: Brenda 4
vitesh mbyll projektin e bulevardit

Kosova sfidon Bashën: Brenda 4<br />vitesh mbyll projektin e bulevardit
TIRANE - Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të njësisë 1 në Tiranë, ku ndau me ta idetë e tij për menaxhimin e qytetit. Kosova tha se është angazhuar në këtë garë, sepse kërkon të shërbejë me integritet e përkushtim.
 
Kjo pastërti e punës time më bën që të dal serbes në çdo rrugë, në çdo cep, karshi çdo lloj tubimi dhe grumbullimi njerëzish dhe unë kam lënë çdo gjë personale, çdo gjë personale që ti përkushtohem asaj që ta marrin vesh në këtë vend se çdo të thotë që mos vesh dorën tek lekët e qytetarit ashtu sikurse dje tek lekët e pacientit, për të bërë më të mirën e duhur për qytetin e Tiranës. Por nuk është puna ndershmëria e një personi, puna është mënyra se si ti do të kontrollosh gjithë sistemin derisa taksat, fondet të shkojnë në vendin e duhur”, tha Kosova.
 
Qytetarët ngrenë shqetësimin e punëve dhe projekteve të bllokuara nga qeveria.
 
Po i kthehem edhe njëherë projektit të Bulevardit të madh. Vetëm kur e sheh në fotografi ti e kupton se sa punë duhet që ajo të realizohet dhe plani është që ajo të mbarojë për 5 vjet, por po mas forcat në bazë të fillimit të punimeve që të realizohet për katër vjet. 20 mijë vende pune hapen në përfundim të asaj”.
 
I pyetur për planet për të rinjtë, Kosova tha se: “Të gjithë të rinjtë që kanë një ide, që kanë një ëndërr, që duan të përfshihen në punë, ne do t’i japim zyra, ambjente me qera zero. Ka një ide në Londër që ne duam ta përqafojmë, ku të rinjtë ftohen të gjykojnë se si e mendojnë ato, po themi në rastin konkret Tiranën, mbas 10 apo 20 vitesh. Dhe çdo projekt do të ketë një çmim të caktuar, në mënyrë që të gjithë ta vrasim mendjen, jo çfarë do bëjmë nesër në mëngjes, por pak më larg. Secili të ketë mundësi të prodhojë me talentin që ka dhe secili të ketë mundësi të hapë një biznes që me prodhimet e tij t'i ofrojë qytetarëve dhe qytetarët ta dinë që ka një qendër ku prodhohet art, kulturë dhe nisma të tjera të vlefshme”, - tha kandidati për kryebashkiak.
 
Duke u ndalur tek infrastruktura, Kosova tha se do të ketë angazhim serioz për projekte të plota dhe të qëndrueshme.
Kur të bëj një rrugë mos thuaj faleminderit shumë, mirupafshim, u lamë bashkë. Jo. Rruga do drita, rruga do kanalizime, pastaj përveç këtyre duhet menduar shtëpi më shtëpi si do regullohet puna. Ndryshimi ka ardhur duke mos u kënaqur kurrë me atë që ke. Turbulloje të tashmen që të kesh sukses për të ardhmen”, - tha Halim Kosova.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet