Kosova sot voton për zgjedhjen
e kryetarëve të 25 komunave
Sot Kosova zgjedh në balotazh kryetarët e 25 nga 38 komunat e Kosovës, pasi në raundin e parë në 3 nëntor u zgjodhën vetëm në 13 komuna, ku u kalua 50 përqindëshi i nevojshëm i votave.
PRISHTINE - Sot Kosova zgjedh në balotazh kryetarët e 25 nga 38 komunat e Kosovës, pasi në raundin e parë në 3 nëntor u zgjodhën vetëm në 13 komuna, ku u kalua 50 përqindëshi i nevojshëm i votave. Në balotazh garojnë 50 kandidatë, në secilën komunë dy kandidatët që fituan numrin më të madh të votave në raundin e parë.
Në zgjedhjet e balotazhit në 1 dhjetor numri i votuesve është 1 371 524, për të cilët do të jenë të hapura 1 816 vendvotime në 594 qendra, që nga ora 7 deri në orën 19. Po ashtu, nesër do të ketë edhe rivotim, në një komunë në veri të Kosovës, atë të Zveçanit, sipas vendimit të
KQZ-së që të përsëris votimin në tre vendvotime atje.
"Kujdes i veçantë do t’i kushtohet veriut në rrethin e dytë të votimit për kryetar komune në veri të Mitrovicës dhe rivotimit të pjesshëm në Zveçan", është paralajmëruar nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, në një deklaratë të përbashkët, ku theksohet se "masat e sigurisë të parapara me rastin e balotazhit në zgjedhjet për kryetarë të komunave në gjithë Kosovën të dielën, në 1 dhjetor, janë planifikuar, përgatitur dhe koordinuar me kujdes".
Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka shpërndarë dje 31 vëzhgues afatshkurtër në tërë Kosovën për të monitoruar balotazhin. Gjithsej numri i vëzhguesve të BE-së në ditën e zgjedhjeve do të jetë 71, me shpërndarjen shtesë të vëzhguesve nga ambasadat lokale krahas 20 vëzhguesve afatgjatë dhe ekspertëve nga ekipet qendrore që kanë qenë të pranishëm në Kosovë për disa javë për të vlerësuar tërë procesin e zgjedhjeve.
Rrjeti Evropian i Organizatave për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO) nesër, në ditën e zgjedhjeve, do të ketë 28 vëzhgues të ndarë në 14 ekipe afatshkurta të vëzhgimit, të cilat do të vëzhgojnë hapjen e vendvotimeve, gjendjen gjatë votimit në vendvotime, ambientin rreth vendvotimeve dhe numërimin e votave.
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim për raundin e dytë të 1 dhjetorit ka trajnuar gjithsej 1600 vëzhgues, të cilët do të monitorojnë procesin zgjedhor, ndërsa secili votues mund të ketë edhe një rol vëzhguesi, pasi Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur do të vazhdojë me fushatën Voto dhe Vëzhgo edhe në ditën e balotazhit.
Numri telefonik 500 88 do të jetë në dispozicion të qytetarëve për të lajmëruar parregullsitë eventuale që i shohin në vendvotime, ndërsa mesazhet do të jenë falas dhe anonime. Fushata pesëditore e balotazhit ka përfunduar mbrëmë, ndërsa sot Kosova është në heshtje zgjedhore.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7099
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32