Ajo gjatë një konference për media tha se pas shpërbërjes së Kuvendit ka takuar liderët politik për datën e zgjedhjeve, pasi vendi ka hyrë në një proces të rëndësishëm zgjedhor .
Presidentja Jahjaga tha se do t’i ftojë edhe organizatat ndërkombëtare që t’i jenë si vëzhgues gjatë procesit zgjedhor, për të cilin tha se beson që do të jetë demokratik.
"Që nga ky moment i bëje thirrje spektrit politik për një fushatë të dinjitetshme dhe për një proces zgjedhor të drejtë", tha Jahjaga.
Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i partisë LDK Isa Mustafa kishin rënë dakord paraprakisht për datën e zgjedhjeve, por nevojitej edhe miratimi i liderëve të tjerë politikë./Kosovapress/
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)