PRISHTINË.-Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, pritet të zhvillojë një raund të pestë të takimeve të veçanta me liderët e partive politike parlamentare, pas takimeve në 2 tetor, ndërkohë që Kosova vonon në krijimin e institucioneve të zgjedhjeve të para katër muajve.
"Liderët politikë duhet të ofrojnë propozimet dhe sugjerimet e tyre për gjetjen e zgjidhjes, konform kuadrit kushtetues, që në rast të përafrimit të tyre do të ndihmonte edhe në mbajtjen e një takimi të përbashkët ndërmjet tyre", shprehej Jahjaga në një komunikatë pas takimit.
Koalicioni i pas zgjedhjeve të 8 qershorit, LDK-VV-AAK-Nisama, është deklaruar se nuk do shkojë në takim të përbashkët me koalicionin parazgjedhor të PDK-së te presidentja dhe me 62 nënshkrime të deputetëve ka bërë një shkresë për të gjithë 120 anëtarët Kuvendit të Kosovës për të vazhduar në 9 tetor seancën e papërfunduar konstituive. Por, nga koalicioni parazgjedhor, fitues i zgjedhjeve, është deklaruar se nuk do shkojnë në vazhdimin e seancës konstituive pa ftesën e kryesueses.
Kryesuesja Flora Brovina, ende nuk ka caktuar ndonjë datë, pas shtyrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, me rend dite për të tretën herë zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve, të thirrur për 2 tetor, të ndërprerë dy herë në 17 korrik e 18 shtator.
Media kosovare thekson se Presidentja Jahjaga duket se do të jetë më e prerë në veprime gjatë kësaj jave. Mësohet se ajo sot pritet t'i presë në tavolinën e saj propozimet e liderëve të partive politike për daljen nga kriza institucionale.
Analistë politikë insistojnë në fuqizimin e rolit të Presidentes sipas mandatit të saj që parashikohet me Kushtetutë./ATSh/
/Shqiptarja.com