Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja me koronavirus nga 2,236 testime të kryera. Pas disa ditësh pa fatalitete, në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në të gjithë vendin janë 331 raste aktive me COVID. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rritje në numrin e infektimeve dhe viktimave.
Sakaq, gjatë këtyre 24 orëve janë dhënë 2,999 doza vaksine. Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë dhënë 1,636,378 doza vaksine.
Raportohet se 769,967 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.