Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar në Podujevë katër gra të cilat dyshohet se kanë vjedhur dy argjendari në këtë qytet.

Pas arrestimit atyre u janë gjetur në çorape një unazë dhe një zinxhir. Njëra nga të arrestuarat është nga Shqipëria, ndërsa tre të tjerat janë nga rrethinat e Suharekës.
 
Isak Ejupi, komandant i stacionit të Policisë në Podujevë e ka konfirmuar rastin për mediat kosovare.
 
"Rasti është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës", ka thënë Ejupi.
 
Ndërkaq njëri nga shitësit ka thënë se hajdutet i ka njohur përmes fotografive që atyre u kishin dërguar koleg të tyre nga Peja në mënyrë që të kenë kujdes nga to.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)