/ATSH/.- Ministri i Financave, Avdullah Hoti, njoftoi sot për pjesëmarrjen në takimin vjetor të BERZH-it, ku ai është guvernator në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ministri Hoti ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për dy projekte konkrete, ndërsa që ka edhe projekte tjera për të cilat është arritur pajtim në parim.
"Është projekti i rehabilitimit të linjës hekurudhore nga Hani i Elezit (kufiri jugor, me Maqedoninë) deri në kufi në veri me Serbinë. Unë besoj që në korrik finalizohet gjithçka dhe do të mund të nënshkruhet kontrata. Presidenti i BERZH-it do të jetë në Prishtinë për nënshkrimin e kësaj kontrate, dhe vizita e tij është shenjë e respektit dhe bashkëpunimit që ka BERZH me Kosovën", th ai.
"Projekti tjetër është i rrugës Kijevë - Zahaç, kontratë e cila do të nënshkruhet në shtator, eventualisht në tetor", ka bërë të ditur ministri Hoti, sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.
Poashtu, ministri ka pohuar se studimi i fizibilitetit është bërë për rrugët rajonale Pejë- Gjakovë- Prizren, Mitrovicë-Pejë, Ferizaj-Gjilan dhe Ujëvarë, për të cilat do të mund të nisin negociatat me BERZH-in në fund të vitit apo në fillim të vitit tjetër.
/Shqiptarja.com