/ATSH/.-Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës i përbërë nga deputetët, Zenun Pajaziti dhe Nenad Rashiç , po marrin pjesë në Seminarin Rose-Roth, të 88-të, në Beograd, të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-së.
Kuvendi i Republikës së Kosovës në aktivitetet e Asamblesw Parlamentare të NATO-së ftohet në cilësinë e vëzhguesit, status ky i fituar që nga qershori i vitit 2014. Seminari me temë "Serbia, Ballkani Perëndimor, dhe Komuniteti Euro-Atlantik", filloi me 31 mars dhe do të mbarojë më 2 pill 2015.
Gjatë seminarit do të diskutohen pika të ndryshme me rëndësi për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë integrimin Euro-Altantik, bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të enjten më 2 prill, pikë e rendit të ditës e seminarit do të jetë "Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës: Rruga Përpara", bëhet e ditur në njoftimin e sapodërguar nga Kuvendi kosovar.
Deputeti shqiptar Zenun Pajaziti është nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiç, i Partisë Demokratike Progresiste (Progresivna Demokratska Stranka -PDS), pa grup parlamentar.
/Shqiptarja.com