Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shtyrë mbledhjen e saj për një ditë tjetër, pasi nuk kishte kuorum për të diskutuar dhe përcaktuar një seancë të re parlamentare.
Sipas KosovaPress, mungesa e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, e nënkryetarit Sabri Hamiti dhe përfaqësuesit të Listës Srpska ka bërë që të mos arrihet kuorumi i duhur.
Ndërsa interpelanca e parashikuar me kryeministrin Isa Mustafa, për Gjykatën Speciale të kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje do të shtyhet për javën e ardhshme.
Donika Kadaj - Bujupi, tha se kjo tregon dështimin e kësaj qeverie në 100-ditshin e parë, kur edhe do të duhej të sillte planin qeverisës./atsh/