/ATSH/.- Ka nisur punimet në Prishtinë, seminari treditor për diplomaci ekonomike, përmes të cilit synohet që diplomatët kosovarë të marrin përvoja se si mund të promovojnë produktet vendore, për sjelljen e investitorëve dhe zhvillimin e ekonomisë. Diplomacia ekonomike, u tha në hapje të seminarit, është ndër prioritetet kyçe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Drejtori i Akademisë Diplomatike, Skënder Durmishi tha se seminari për diplomacinë ekonomike paraqet një përpjekje për të realizuar dhe zbatuar atë që tashmë është shpallur si prioritet i MPJ-së, diplomacinë ekonomike.
Sipas tij, një diplomat i mirë është ai që krahas aktiviteteve të tjera të përfaqësimit të Kosovës dhe mbrojtjes së interesave të saj jashtë, do të jetë në gjendje të sjellë investime dhe investitorë dhe të bëjë promovimin e prodhimeve vendore në vendet ku është akredituar.
"Ideja bazë është që të shohim mundësitë konkrete të bashkëpunimit të diplomacisë me ekonominë", tha Durmishi. Ai ka shtuar se, do të ishte mirë që të në momentin kur emërohet një përfaqësues diplomatik, ai të jetë i informuar dhe të ketë njohuri edhe ekonomike.
"Nuk ka dilemë, ambasador i mirë është ai i cili krahas aktiviteteve të tjera do të merret edhe me këtë sektor. Nuk ka asnjë dilemë së njohja e ekonomisë duhet të jetë e rëndësishme me rastin e përzgjedhjes së përfaqësuesve tanë jashtë vendit", shtoi ai.
Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i MPJ-së Kreshnik Gashi tha se diplomacia ekonomike është shumë e nevojshme për Kosovën, pasi tashmë është formuar diplomacia kosovare dhe është faza e zhvillimit të këtij segmenti të saj.
Ligjërues i seminarit, ishte edhe eksperti nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, dr. Albrecht von der Heyden, i cili foli rreth çështjes së promovimit të tregtisë së jashtme dhe çështjet ligjore, ku tha se është më rëndësi se për çfarë lloj krizash duhet të kujdesen, në veçanti për kompanitë e mesme dhe të vogla.
Seminari për Diplomacinë Ekonomike organizohet nga Akademia Diplomatike dhe do të zgjasë tre ditë, ku do të ligjërojnë edhe ambasadorë të vendeve evropiane në Kosovë, ministra të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës.
/Shqiptarja.com