PRISHTINË - Mosliberalizimi i vizave, korrupsioni, bllokimi institucional për gjashtë muaj dhe probleme të tjera janë disa nga arsyet që kanë shtyrë kosovarët të migrojnë ilegalisht dhe të kërkojnë azil në shtetet e BE-së.
Sipas KosovaPress, këto të dhëna kanë dalë nga një raport që ka publikuar Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe Syri i Vizionit (SiV). Raporti i titulluar "Kosova drejt BE-së, Sfida e Migrimit të Parregullt", është pjesë e serisë së publikimeve në kuadër të projektit "Përmbushja e kërkesave të BE-së për qeverisje të mirë, për integrimin e mëtejshëm Evropian të Kosovës", projekt i përkrahur dhe i financuar nga Komisioni Evropian, Zyra Ndërlidhëse në Prishtinë.
Sipas autores së këtij raporti, Ariana Qosaj-Mustafa, faktorë të ndryshëm shtytës dhe tërheqës i kanë kontribuar rrjedhave masive të migrimit, faktorë këta që kanë qenë të ndërlidhur me nivelin e izolimit me të cilin po përballen qytetarët e Kosovës.
"Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të vuajnë nga probleme sistemike, të acaruar nga korrupsioni i zyrtarëve të lartë, që i kufizojnë mundësitë në punësim dhe kërcënojnë mjedisin e qëndrueshëm për biznese për shkak të nepotizmit dhe korrupsionit të përhapur gjerësisht", citohet të ketë thënë Qosaj - Mustafa gjatë prezantimit të këtij raporti.
"Në mesin e një korrupsioni sistemik, Kosova është në rrezik nga trazirat sociale për shkak të situatës ekonomike, të përkeqësuar edhe nga bllokimi institucional prej gjashtë muajsh në vitin 2014. Kjo bombë e kurdisur sociale mbetet problematike mbi qeverinë e zgjedhur rishtas. Kthimet e pritura masive nga një numër i shteteve të BE-së, vetëm do ta përkeqësojnë situatën edhe më tej", vijon raporti.
Prandaj, sipas këtij raporti, Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet siç duhet për kthimin e migrantëve, duke e pasur kthimin e tyre si një prioritet. Zgjatja në finalizimin e raportit të tretë mbi Pasqyrën e Zbatimit të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave nga qeveria, do të duhej të përshpejtohej në mënyrë që edhe vendimi i BE-së për liberalizim të bëhet i ditur", thuhet më tej në raport.
Në raportin e publikuar thuhet se, Qeveria e Kosovës ka reaguar me prioritete të vjetra dhe strategji të dobëta buxhetore.
"Edhe pse institucionet e Kosovës ishin paralajmëruar nga BE-ja duke kërkuar të zhvillonin mënyrat e duhura të reagimit, qeveria vazhdoi me zakonet e vjetra, duke dështuar në kuptimin e situatës që zhvillohej në terren. Për shembull, buxheti në dispozicion për ripranim për vitin 2015 i ndarë nga qeveria mbetet po ai i vjetri, me rreth 2 milionë EUR. Pakoja për ripranim dhe kualifikimi për asistencë financiare vazhdojnë të jenë të vjetrat, duke pranuar vetëm migrantët që e kanë braktisur Kosovën deri në korrik të vitit 2010", thuhet më tutje në raport.
Në raport përfshihet edhe numri i ikjeve të qytetarëve prej nëntorit të vitit 2014 e deri në Mars të vitit 2015, e që kap shifrën prej 57,945 qytetarë të larguar drejt shteteve të BE-së, ndërsa thuhet se nuk dihet se sa qytetarë po qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në BE.
Faktorë tërheqës të migrimit të parregullt, sipas raportit të publikuar nga KIPRED dhe SiV, kanë qenë edhe vendimet e kohëve të fundit të disa shteteve evropiane, të tilla si Gjermania, Franca dhe Austria, që Kosovën ta konsiderojnë si vend të pasigurt, për shkak të situatës në Kosovë.
Kjo mundësi sipas, këtij raporti nuk u humb nga kontrabandistët kosovarë dhe serbë, gjë që solli rritjen e migrimit të parregullt të kosovarëve në muajt e fundit.
"Këta faktorë u shfrytëzuan nga kontrabandistët për t'i keqinformuar qytetarët dhe për ta rritur fluksin e tyre migrues për në shtetet e BE-së. Mediat, duke përfshirë edhe mediat sociale, u shfrytëzuan për të përhapur informata që nuk përputheshin me faktet, gjoja se disa nga shtetet anëtare të BE-së po u jepnin azil kosovarëve", thuhet më tutje në raport.
KIPRED ka dhënë në fund edhe disa propozime për përmirësimin e përgjithshëm të përmbushjes së kërkesave të BE-së në luftën ndaj migrimit të parregullt./ATSH/
/Shqiptarja.com