Kosovë- FSK nis deminimin e fushave të minuara
PRISHTINË, 30 Mars/ATSH/.- Kompania e Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës filloi sot operacionet për deminim humanitar dhe pastrimin e fushëbetejave në tri lokacione të ndryshme, ku është paraparë fillimi ose edhe vazhdimi i punës për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave. Sipas një njoftimi nga Ministria e FSK-së, kompania e Deminimit, […]
/ATSH/.- Kompania e Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës filloi sot operacionet për deminim humanitar dhe pastrimin e fushëbetejave në tri lokacione të ndryshme, ku është paraparë fillimi ose edhe vazhdimi i punës për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave.
Sipas një njoftimi nga Ministria e FSK-së, kompania e Deminimit, sipas planit operacional ka filluar punën dhe aktivitetet me tre ekipe në terren, në tri lokacione: në Zagerm të komunës së Pejës dhe në Ferizaj, do të kryhet pastrimi i fushëbetejave(BAC), ndërsa në Seqishtë të komunës së Hanit të Elezit do të kryhen operacionet e deminimit humanitar.
"Kompania e deminimit gjatë sezonit dimëror, atëherë kur kushtet atmosferike nuk lejojnë operacionet në terren, vazhdimisht, për çdo vit angazhohet në fushatë vetëdijesimi për rrezikun nga minat dhe mjetet e tjera eksplozive të pashpërthyera. Pjesëtarët e kompanisë së deminimit, kanë mbajtur ligjërata në shumë prej shkollave fillore në disa komuna; Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, ku i kanë njohur nxënësit mbi rrezikun nga mjetet eksplozive të shpërthyera, si dhe i kanë udhëzuar për proceduarat që duhen ndjekur në rastet se i hasin ato", thuhet në komunikatë.
Gjatë vitit 2014, kompania e Deminimit me operacione të suksesshme në deminim humanitar dhe pastrim të fushëbetejave ka pastruar 375,324 metra katrorë sipërfaqe dhe ka asgjësuar 569 mjete shpërthyese të pashpërthyera.
Ndërsa ekipet për eliminimin e mjeteve të pashpërthyera në kuadër të kompanisë së Deminimit, të cilat kujdeen 24 orë gjatë 7 ditëve të javës, në Prizren dhe Pomozotin ka pranuar brenda vitit 2014, 360 thirrje për ndërhyrje si dhe kanë asgjësuar 449 mjete eksplozive të pa shpërthyera. /KosovaPress/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5207
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…
10 Janar, 09:40
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37