/ATSH/.- Konkursi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit do të përsëritet sërish, pasi asnjë nga kandidatët nuk mori sot në seancën plenare të Kuvendit  votat e mjaftueshme për këtë post.
Kandidatë në raundin e parë për Avokatin e Popullit ishin Mazllum Baraliu, Shqipe Ibra-Malaj, Veton Vula dhe Suzan Novoberdaliu.
Kurse, në të dytin Veton Vula, mori 44 vota dhe Shqipe Ibra-Malaj, mori 34 vota. Ndërkohë, në raundin e tretë Veton Vula, fitoi 49 vota, duke mos arritur t'i marrë 61 votat e kërkuara sipas ligjit për Avokatin e Popullit.
Në seancën e sotme deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan rekomandimet lidhur me punën dhe mbajtjen e punës në RTK, me 76 vota pro, 2 abstenime dhe asnjë kundër. /KosovaPress/k.s/