Çështja e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, vazhdon të mbetet një nga pikat kyçe të dialogut Kosovë-Serbi, ndërkohë që takimet mes palëve janë shtyrë.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsëriti sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një temë tashmë e mbyllur.
“Ajo temë nuk hapet, sepse është përmbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe me marrëveshjen e parimeve e vitit 2015” - tha Hoti.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lakçak, ka kërkuar që Asociacioni “të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse”.
Në një kohë që për Kosovën çështja e Asociacionit nuk duhet hapur përsëri, Serbia insiston që të bisedohet sërish për të.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, “mund ta gënjejë publikun sa të dojë”, por ai “nuk do t’i ikë” krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Sipas tij, “Hoti, në takimet në Bruksel, këndon tjetër këngë dhe jo vetëm që premton se do ta mundësojë formimin e Asociacionit të komunave serbe, por edhe garanton autorizime shtesë për të”.
Formimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.5%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1308
Lajme të tjera
-
Kërkojnë shfuqizimin e tatimit për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës: Paraqisni argumentet deri më 21 maj
26 Prill, 10:10
-
Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
25 Prill, 21:01
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Rithemelimit, më 27 maj shqyrtohet ligji i Komisioneve Hetimore
24 Prill, 15:21
-
44 deputetë të opozitës ridërgojnë në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, u bashkohen PL dhe dy ‘tradhtare’ të Bashës (EMRAT)
24 Prill, 12:46
-
BE: Rezultatet e votimit në veri të Kosovës nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve! Masat ndaj Prishtinës do të vazhdojnë
22 Prill, 22:43
-
Ndërtuesit çojnë në Kushtetuese referencat e reja në Tiranë: U shtuan kostot, ka fuqi prapavepruese! Gjykata vendos më 18 qershor
22 Prill, 15:19
-
Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën
18 Prill, 17:28
-
Ambasadori i BE-së takon Holta Zaçajn: Gjykata Kushtetuese, institucion kyç për demokracinë në Shqipëri
15 Prill, 19:30
-
Macron: Të përmbushet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi
9 Prill, 07:16
-
Lajçak për moszbatimin e marrëveshjes: Palët s’janë të gatshme për normalizim
8 Prill, 17:58
-
Mandati i Olta Xhaçkës të enjten në seancë! Parlamenti voton nëse do e dërgojë në 'Kushtetuese', Bardhi: Puç institucional
8 Prill, 07:49