/ATSH/.- Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot seancën plenare, ku përveç pyetjeve parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe miratimin e taksave vjetore për vitin 2015.
Deputetët do të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe pritet të zgjidhen dy anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media.
Seanca e sotme do të fillojë në orën 10:00./KosovaPress/