/ATSH/.-Debati parlamentar lidhur me punën 100 ditëshe të Kryeministrit Isa Mustafa dhe programin qeverisës, është pika shtatë e parafundit e axhendës së seancës plenare që nis sot pasdite në Kuvendin e Kosovës, në një ditë të gjatë të punës.
Qeveria e Republikës së Kosovës në 100 ditë ka mbajtur 20 mbledhje të saj dhe një të përbashkët me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë, thekson raporti i miratuar dje nga kabineti qeveritar e që do prezantohet sot në Kuvend.
Në axhendë është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, i cili është një nga 28 projektligjet të cilat gjatë 100 ditëve janë shqyrtuar në qeveri dhe i janë dërguar Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
Ndërlidhur me këtë Projektligj, në raportin 100 ditësh theksohet se "kemi arritur ta shpëtojmë 'Trepçën' nga falimentimi në sajë të ofertës që ka bërë qeveria e Republikës së Kosovës në Kuvend me një zgjidhje ligjore dhe në bazë të vullnetit që kanë treguar shumica e deputetëve".
Kuvendi i Kosovës mblidhet edhe paraditën e sotme, në vazhdimin e seancës paraprake plenare, ku pritet zgjedhja e Avokatit të Popullit e do ketë votime edhe përi rekomandimet nga debati parlamentar për Radiotelevizionin e Kosovës dhe për një anëtar të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
E zgjedhur në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit, qeveria e Kosovës, për vitin 2015 ka parashikuar të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.
/Shqiptarja.com