U arrestua për armëmbajtje pa leje, lirohet nga qelia Fjolla Morina, gjykata refuzon ekstradimin në Shqipëri

U arrestua për armëmbajtje pa leje, lirohet nga qelia Fjolla Morina, gjykata refuzon ekstradimin në Shqipëri

Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi. Sipas avokatit Fanol Krasniqi, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe i është ndërprerë masa e paraburgimit. Në një prononcim për Report Tv, avokati i Fjolla Morinës, tha se vepra penale e arratisjes nga arresti shtëpiak nuk sanksionohet më burg në Kosovë. Për këtë Fjolla Morina është liruar nga qelia dhe gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e saj drejt Shqipërisë.

Pas 10 muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina u arrestuar në Kosovë, teksa ishte në lokalin e saj më 19 korrik të këtij viti. Referuar mediave Kosovare, këngëtares i janë vënë pranga mëngjesin e sotëm, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, e dënuar në mungesë me 6 vite burg.  Për vendimin për ekstradimin e Fjolla Morinës në Shqipëri, avokati i saj Fanol Krasniqi pati paralajmëruar se nuk është i ekzekutueshëm, pasi ajo nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/09/2021 23:45

    /PJETER/.100% dakord me ju !

    Përgjigju
  • Pjeter: 15/09/2021 11:21

    Kesaj duhet ti rrije emri fiks ne interpol,te shofi kjo sa do hargaliset,ne c'do vend qe te shkoje,mund te arrestohet ta nxijne jeten.Gjykata e Kosoves nuk njef ligjet penale te Shqiperise?nuk ka shkelje ne Kosove po u arratise nga arresti shtepiak,dikush mund t thote atij gjyqtarit qe ky justifikim per pagesen e majme, esht prej idoti, ky eshte kulmi.

    Përgjigju
    • Arbër: 16/09/2021 22:04

      E vërteta është se gjyqtarët janë kriminel të njejt si kjo nusja e këngës... Interpoli do është zgjidhje më e drejtë

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kjo periudhë është ideale për ta lënë veten të shkoni të dashuria dhe ndjenjat... horoskopi për sot

Kjo periudhë është ideale për ta lënë veten të shkoni të dashuria dhe ndjenjat... horoskopi për sot