/ATSH/.- Mbi 42 % e territorit të Kosovës është e mbuluar me pyje, u tha sot në nisje të aktivitetit "Java e Pyjeve" në sheshin "Nëna Tereza" në Prishtinë.
Aktivitetet që do të mbahen në kuadër të kësaj jave, janë pjesë e fushatës vetëdijësuese "Pyjet janë Burim i Jetës", e cila është mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO, mbështetur edhe nga Ambasada Finlandeze.
Ministri kosovar i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi tha se qytetarët e Kosovës dhe institucionet duhet të shtojnë përpjekjet për të ruajtur pyjet, derisa fëmijëve të klasave të treta iu dhuruan libra dhe broshura informuese për pyjet dhe rëndësinë që kanë ato për jetën tonë.
"Ne kemi zgjedhur ta nisim ketë fushatë me fëmijët, të cilët duhet të rriten duke mësuar më shumë për rëndësinë që kanë pyjet dhe që përmes fëmijëve edhe gjeneratat e tjera të edukohen për ruajtjen e pyjeve. Dhe ky sensibilizim duhet të jetë i vazhdueshëm, në mënyrë që brezat pas nesh të kenë një ambient shumë më të mirë të jetës", tha ministri Krasniqi.
Ministri Krasniqi bëri thirrje që qytetarët kudo që janë të bashkëpunojnë me institucionet qendrore e lokale për ruajtjen e pyjeve.
Ministria në muajin mars nisi edhe një fushatë sensibilizuese rreth pasurive pyjore në Kosovë, si dhe ruajtjen dhe shfrytëzimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme.
"Java e Pyjeve" do të vazhdojë edhe me aktivitete të tjera informuese e debutuese me grupe të ndryshme të shoqërisë, në mënyrë që të rritet vetëdija për ruajtjen e pyjeve./
/Shqiptarja.com