/ATSH/. - Ministria e Drejtësisë vlerëson si shumë të rëndësishëm raportin e publikuar nga Kosova Democtaric Institute (KDI), mbi publikimin e dokumenteve të prokurimit publik nga kabineti qeveritar, raport që vlerëson se Ministria e Drejtësisë është një nga institucionet më transparente, në veçanti, në shpenzimet publike, aktivitetet e prokurimit, si dhe hapësira e lejuar për qasje në dokumente publike.
Ministria e Drejtësisë në një njoftim për shtyp thekson se në ueb-faqen e saj, vazhdimisht informon opinionin publik për çdo veprimtari dhe aktivitet të zhvilluar nga Kabineti, agjencitë, departamentet dhe çdo dikaster tjetër i Ministrisë së Drejtësisë, të cilat cilësohen të jenë në dobi të informimit sa më të mirë dhe të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
"Ministria e Drejtësisë do të jetë e hapur dhe transparente, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me shoqërinë civile, mediat dhe çdo institucion tjetër në funksion të plotë të qëllimit për institucion transparent", thuhet në njoftim./Kosovapress/
/Shqiptarja.com