Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë të martën në konferencën e përbashkët për zhvillim social-ekonomik për Kosovën, organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Banka Botërore.
Në këtë Konferencë, morën pjesë drejtues të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore në Kosovë, si dhe të mekanizmave financiare dhe ekonomik në Kosovë.
Kryeministrit Isa Mustafa në fjalën e tij vlerësoi lart rolin e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Botërore në proceset e deritashme të zhvillimit të Kosovës dhe sidomos në proceset të cilat pasojnë më tutje. "Kosova ka nevojë për një rol më të madh të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve financiare evropiane siç është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane për Investime, Banka Gjermane për Zhvillim dhe veçmas për rol më të madh të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar"", tha ai.
Po ashtu, Mustafa u shpreh se "kapaciteti veçante i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe i Bankës Botërore, nuk është shfrytëzuar deri tani sa dhe si duhet në Kosove. Kemi nevojë për një pjesëmarrje më të madhe dhe më të fuqishme dhe një impakt të drejtpërdrejtë të këtyre institucioneve në projektet zhvillimore, në sektorin privat dhe në sektorin publik".
"Projektet e deritanishme të asistencës teknike, është e nevojshme t'i shndërrojmë në projekte të investimeve të drejtpërdrejta në fusha zhvillimore dhe në fusha produktive.Me Fondin Monetar Ndërkombëtar jemi në rrugë që të arrijmë marrëveshje për bashkëpunim të ngushtë programor, por edhe për rishikim të përkohshëm të kornizës fiskale e cila do të na mundësoj që të kemi burime më të mëdha financiare për zhvillimin tonë", cilësoi Mustafa në konferencën e përbashkët për zhvillim social-ekonomik për Kosovën, organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Banka Botërore.
/atsh/
/Shqiptarja.com