PRISHTINE - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot një delegacion të lartë të Akademisë së Drejtësisë të Turqisë, i kryesuar nga kryetari Y?lmaz Akçil. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e qeverisë së Kosovës.
Kryeministri Mustafa në fjalën e tij theksoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke i njoftuar me axhendën e prioriteteve të Programit të Qeverisë, ku veçoi angazhimin e vazhdueshëm për krijimin e kushteve që të sundoje ligji në Kosovë, i cili është një ndër parimet themelore të Programit Qeverisës, si dhe arritjet në këtë drejtim gjatë kësaj periudhe njëqind ditore të Qeverisë".
Kryeministri i Kosovës, Mustafa, në vijim të fjalës së tij pohoi se "Qeveria mbështet të gjitha reformat të cilat ndërmerren në reformimin e sistemit gjyqësor dhe krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe kredibil, e që garanton sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve".
Ndërsa, Kryetari i Akademisë së Drejtësisë të Turqisë, Y?lmaz Akçil, ka vlerësuar progresin në Kosovë duke shprehur përkrahjen për proceset e avancimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Gjatë takimit, ku mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u bisedua edhe për format konkrete të bashkëpunimit dhe të mbështetjes së Akademisë së Drejtësisë së Turqisë për institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe për proceset e tjera të shkëmbimeve në fushën e drejtësisë ndërmjet dy shteteve. /ATSH/
/Shqiptarja.com