PRISHTINE-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur të hënën në takim lamtumire ambasadorin britanik në Kosovë, Ian Cliff.
Kryeministri Mustafa ka falënderuar ambasadorin Cliff për kontributin e madh që ka dhënë për proceset në Kosovë, duke shprehur mirënjohje të posaçme për angazhimin e tij të fuqishëm, si njeri i afërt dhe aktiv, në avancimin e proceseve shtetndërtuese, si dhe çmoi përkrahjen e madhe që Mbretëria e Bashkuar po jep për Kosovën, në të gjitha fushat.
Po ashtu, kryeministri Mustafa vlerësoi bashkëpunimin bilateral dhe përkrahjen e Britanisë së Madhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, në avancimin e procesve integruese euroatlantike, e shumë fusha të tjera, në të cilat përkrahja e ambasadorit Cliff ka qenë shumë e madhe, gjatë misionit të tij në Kosovë.
Ndërsa, ambasadori Ian Cliff ka falënderuar kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar deri më tani, duke shprehur përkrahjen e tij të mëtutjeshme për proceset në Kosovë. /ATSH/
/Shqiptarja.com