/ATSH/.-Qeveria e Kosovës në 100 ditët e para ka kaluar rreth 25 ligje, bëri të ditur sot kryeministri Isa Mustafa në takimin e parë të Komisionit për Hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës.
"Ne në qeveri kemi vendosur që të themelojmë një ekip, i cili do të përgatitë Kodin Civil, një dokument të cilin e konsiderojmë tepër të rëndësishëm për fazën në të cilën ne tani po kalojmë në Kosovë. Të gjithë ne, mendoj se pajtohemi që duhet të krijojmë kushtet që të sundojë ligji në Kosovë, që të zbatohet ligji dhe këtë ne e kemi dhënë si parim themelor të programit qeverisës që e kemi hartuar më parë", tha ai.
"Kemi arritur që gjatë kësaj periudhe njëqind ditore të kalojmë në Qeveri rreth 25 ligje dhe t'i procedojmë në Kuvendin e Kosovës, por poashtu rëndësi të veçantë i kemi kushtuar edhe përgatitjes së Kodit Civil, i cili do të paraqesë dhe do të ofrojë një bazament të veçantë të zgjidhjes së problemeve tek ne, karshi kritereve dhe metodave të cilat aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian", tha Mustafa.
Ai shtoi se, si qeveri ne mbështesim të gjitha reformat të cilat ndërmerren në reformimin e sistemit gjyqësor në mënyrë që të kemi një sistem gjyqësor të pavarur, të kemi një sistem gjyqësor efikas dhe te besueshëm, që garanton sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe po ashtu që garanton që ligjet e vendit të jenë në harmoni me ligjet ndërkombëtare, të cilat duhet të vlejnë edhe për vendin tonë.
"Përkrahim gjithsesi unifikimin e legjislacionit civil në drejtim të krijimit të një kodi të përbashkët civil ku do të përfshihen ligjet e fushave të ndryshme civile. Mirëpo, si Qeveri po ashtu marrim mbi vete që të krijojmë kushte teknike dhe kushte të tjera të domosdoshme duke përfshirë edhe rritjen e numrit të punonjësve në gjykata dhe atyre që iu shërbejnë gjykatave për të siguruar që sistemi gjyqësor te ne të jetë efikas, të jetë efiçient dhe që ne të mburremi me punën që po bëjmë", tha Mustafa
/Shqiptarja.com