/ATSH-B.Jashari/ -Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu, pas një pune operativo-hetimore kishte arritur të siguronte informacione se në autobusin e linjës Novi Pazar (qytet në Serbi) -Prishtinë, në vende të fshehura dyshohej se kontrabandoheshin mallra të ndryshme .
Policia njofton sot se, Njësia e Inteligjencës dhe Njësia e Hetimeve Rajonale të DRPK-Veriu, në konsultim me prokurorin e shtetit ka bërë përcjelljen (vëzhgimin) e marshutes së lëvizjes së autobusit në deri në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
Me të arritur në stacionin e autobusëve, njësitet policore kanë bërë kontrollin e autobusit të markës "Mercedes" ngjyrë e bardhe me targa të Novi Pazarit, ku janë gjetur mallra të ndryshme të kontrabandë. Me urdhër të prokurorit të shtetit, Prokurorisë Themelore në Prishtinë, malli së bashku me automjetin është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor ne Prishtinë ku është hapur rasti "Kontrabandë mallrash ", për të vazhduar me procedura të mëtejshme .
/Shqiptarja.com