/ATSH/.- Një Komision i Kuvendit të Kosovës, ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, do të vizitojë Luginën e Preshevës, në 9 dhe 10 mars.
"Me këtë rast, ky Komision do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, i kryesuar nga, Jonuz Musliu, me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi", thekson njoftimi i dërguar nga zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, Komisioni parlamentar i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, do të takohet edhe me qytetarë të Medvegjës. Komisioni do të vizitojë edhe disa shkolla të Luginës.
Lugina e Preshevës, të cilën e quajnë edhe Kosova Lindore, është një rajon i banuar me shumicë shqiptare, në jug të Serbisë.
/Shqiptarja.com