PRISHTINË, 9 Mars/ATSH/.- Filmi "Tri dritare dhe një varje", me skenar të Zymber Kelmendit dhe regji të Isa Qosjes, fitoi çmimin e kritikës në Luksemburg, në festivalin "Association Luxembourgeoise de la Presse Cinématographique".
"Critics Award" është ndarë për herë të parë në këtë festival, i cili sivjet ka mbajtur edicionin e pestë.
Marrjen e këtij çmimi e ka bërë tw ditur vetë producenti i këtij filmi Shkumbin Istrefi, përmes një publikimi në rrjetin social facebook.
Ky wshtw çmimi i dytë gjatë muajit mars, qw filmi nën regji të Isa Qosjes, i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ka fituar.
Javën që shkoi, filmi i Qosjes mori çmimin e filmit më të mirë në Washington. "DC Independent Film Festival" e shpërbleu filmin nga Kosova me çmimin "Best of fest".
"Tri Dritare dhe një Varje" flet për Lushen, mësuesen e fshatit, e shtyrë nga ndërgjegjja dhe nevoja e saj për rikthimin e dinjitetit, e cila deklaron para një gazetareje të huaj se ajo dhe tri gra tjera të fshatit janë viktima të dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo deklaratë, e cila konsiderohet si turp nga mentaliteti, shkakton shqetësim tek burrat e fshatit, të cilët nën udhëheqjen e Ukës, kërkojnë largimin e saj nga fshati.
Në rolet kryesore interpretojnë Irena Cahani, Luan Jaha dhe Donat Qosja.
Ky film i mbështetur nga QKK-ja është prodhim i kompanisë filmike "CMB" me producent Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala, në bashkëpunim me kompaninë filmike "NiKo Film" me bashkëproducente Nicole Gerhards. /KosovaPress/k.s/










