Tre parti opozitare në Kosovë, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme ndërprerjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë të përbashkët ata u shprehën se takimi i cili u mbajtje në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, është tërësisht në funksion të interesave të Serbisë dhe aspak në interes të Kosovës.
Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar përfshirjen në bisedime, ndërkohë thanë se janë duke u përpjekur që të mbledhin parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me bisedimet që janë duke u zhvilluar mes dy vendeve.
Nga ana tjetër në Kosovë janë shtuar zërat për ndërprerjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë qeveria e Kosovës i ka vlerësuar bisedimet si alternativën e vetme për zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me Serbinë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com