PRISHTINË - Pas 56 viteve libri për fëmijë "Lugjet e verdha", i shkrimtarit Rexhep Hoxha, ka dalë ditët e fundit nga botimi, pas shumë botimeve dhe ribotimeve gjatë kohës, me lejen dhe pa lejen e autorit.
Botimin e parë romani për fëmijë "Lugjet e Verdha" e pati në vitin 1959, nga Ndërmarrja Botuese "Rilindja", në Prishtinë dhe po atë vit për këtë libër shkrimtari Rexhep Hoxha fitoi çmimin e parë letrar, "Shpërblimin e Dhjetorit", i cili ishte shumë i rëndësishëm edhe për vetë kuptimin e tij dhe kishte të bënte me konferencën e Bujanit, ku sipas asaj konference pas luftës së dytë botërore Kosova duhej t'i bashkohej Shqipërisë.
Tani libri është botuar nga Shtëpia Botuese, "Lugjet e Verdha", nga Prishtina. Nën përkujdesjen artistike të Gurakuq Dobrunës, radhitjen e librit e bëri Drilon Cena.
Në një prononcim për KosovaPress, përfaqësues të kësaj shtëpie botuese thonë se të drejtën e botimit të veprave të shkrimtarit Rexhep Hoxha, e ka vetëm Shtëpia Botuese, "Lugjet e Verdha", Prishtinë.
Çdo botim apo ribotim nga ndonjë ndërmarrje tjetër botuese apo individë do të konsiderohet si i paligjshëm./ATSH/
/Shqiptarja.com