/ATSH-B.Jashari/.-Në Prishtinë sot, në ambientet e qeverisë së Kosovës, mbahet Forumi i Nivelit të Lartë, ku do të prezantohen pikat kryesore të Programit Qeverisës 2015-2018, para komunitetit të donatorëve dhe agjencive të tjera.
Është paralajmërur pjesëmarrja e kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka ritheksuar qëndrimin se ekonomia e Kosovës duhet të orientohet nga perëndimi, edhe në takimin pardje me përfaqësuesit e bizneseve "Dialogu për Politika Ekonomike", organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane.
Ndërsa në Forumin Fol Hapur, Mustafa tha se në "programin qeverisës të miratuar javën e kaluar, për të cilin kanë punuar edhe para zgjedhjeve 2014, rëndësi i është dhënë zhvillimit ekonomik. "Në zhvillimin ekonomik janë edhe problemi i hapjes se vendeve te punës, niveli i lartë i varfërisë të cilën na duhet ta ulim. Gjendja aktuale ekonomike në Kosovë është e rëndë, andaj prioritet për qeverisjen tonë do të jenë bujqësia, ndërtimtaria, teknologjia informative, xehtaria etj", ka theksuar Mustafa.
Programi Qeverisës për periudhën katërvjeçare të qeverisjes, i miratuar nga kabineti qeveritar në 25 shkurt , sipas kryeministrit Mustafa, "në të gjitha politikat e saj do të promovojë dhe do të forcojë vizionin për Kosovën si shtet i pavarur, demokratik dhe të integruar në strukturat euroatlantike".
"Janë pesë prioritete që ne i kemi përfshirë në Programin Qeverisës dhe këto prioritete janë: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, punësimi dhe mirëqenia sociale e qytetarëve; sundimi i ligjit dhe i shtetit të së drejtës; axhenda evropiane, që nënkupton përmbushjen e të gjitha kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe fazat që i kemi tani, nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, liberalizimin e vizave, si dhe përmbushjen e kritereve të tjera; reformat thelbësore, të cilat duhet t'i bëjmë në arsim, përfshirë edhe kulturën, sportin dhe aktivitetet rinore; reformat cilësore që duhet t'i bëjmë në shëndetësi, të cilat do të krijojnë pastaj një shëndetësi moderne, që do të përmbushë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve tanë", ka theksuar Mustafa në konferencën për shtyp pas miratimit të programit.
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e fundit këtë javë, ka miratuar vendimin për themelimin e Grupit Punues për Hartimin e Koncept Dokumentit për Themelimin e Fondit për Investim dhe Punësim - Fondit Zhvillimor. Grupi i Punës mund të ftojë edhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga sektori i biznesit, të cilët mund të kontribuojnë në këtë çështje./k.s/
/Shqiptarja.com