/ATSH/.-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mban sot konferencë për media, pas mbledhje së qeverisë, ndërsa nesër mblidhet Kuvendi në seancë plenare, ku do të zhvillojë debat parlamentar lidhur me punën 100-ditëshe të kryeministrit dhe Programin Qeverisës.
Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin Qeverisës për periudhën 2015-2018, ndërsa ka paralajmëruar edhe se do të hartojmë edhe Planin Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik, që e ka prioritet.
E zgjedhur në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit, Qeveria e Kosovës, në 100 ditët e para ka kaluar rreth 25 ligje dhe i proceduar në Kuvend. Për vitin 2015 Qeveria e Kosovës ka paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.