Kosovë- Shënohet ulje e vdekshmërisë prenatale
PRISHTINË, 22 Prill/ATSH/.- Në Kosovë është përmirësuar shëndeti i nënës dhe fëmijës, dhe kjo vihet re sidomos në uljen e vdekshmërisë prenatale. Kështu u tha në takimin e tetë të Komitetit Drejtues të Programit të Përbashkët të Agjencioneve (KDPPA). Ky takim u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, Gani Shabani, […]
/ATSH/.- Në Kosovë është përmirësuar shëndeti i nënës dhe fëmijës, dhe kjo vihet re sidomos në uljen e vdekshmërisë prenatale.
Kështu u tha në takimin e tetë të Komitetit Drejtues të Programit të Përbashkët të Agjencioneve (KDPPA). Ky takim u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, Gani Shabani, ku pjesëmarrës ishte shefi i Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë, Pierre Weber dhe udhëheqës e zyrtarë të organizatave ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), UNICEF dhe UNFPA, të cilat janë anëtare të këtij komiteti.
Sekretari Shabani tha se kur në takime raportohen aktivitete të zhvilluara me rezultate pozitive, dëshmohet se vetëm me angazhim dhe bashkëpunim mund të arrijmë rezultatet evidente.
"Na gëzon fakti se ka trende të përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijës, sidomos në uljen e vdekshmërisë prenatale (sipas rezultateve paraprake të raportit 2014 të KDPPA-së), vdekshmëria ka shënuar rënie", tha Shabani.
Në takim u evidentua se ka shumë sfida sa i përket shëndetit të nënës dhe fëmijës, por të cilat me një aktivitet të shtuar dhe bashkëpunim të vazhdueshëm të MSH-së dhe organizatave pjesëmarrëse në KDPPA, mund të kalohen.
Në takim, ndër të tjera u miratua Raporti për vitin 2014 dhe Plani i veprimit të Programit të Përbashkët të Agjencioneve (Partneriteti për Përmirësimin e Gruas dhe Fëmijës në Kosovë), për vitin 2015./Kosovapress/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.7%
-
E gabuar
40.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2830
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52